Ballina Sport 5 gola në supersfidën e Premier League, United feston në Londër

5 gola në supersfidën e Premier League, United feston në Londër

18
0

Manchester Utd po tregon forcën në Premier League sidomos pas ardhjes së trajnerit të ri, Michael Carrick.

Manchester Utd ngadhënjeu në stadiumin “Emirates”, me rezultat 3:2 ndaj Arsenalit.

Ndeshje me kthesa në rezultat dhe një gafë e pabesueshme e futbollistit të Arsenalit.

Bryan Mbeumo shfrytëzoi një gabim trashanik të Martin Zubimendit dhe barazoi në minutën e 37-të.

Kjo ishte pika e kthesës së “Djajve të Kuq.

Për Arsenalin realizoi autogol (29’) Martinez.

Në minutën e 51-të Dorgu realizoi për epërsinë e Manchester Utd.

Arsenali ka barazuar në çastet e fundit falë golit të futbollistit Merino në minutën e 84-të.

Gëzimi ishte jetëshkurtër për vendasit, Cunha shtang stadiumin “Emirates” dhe siguroi fitoren e Manchester Utd.

Arsenali prin me 50 pikë e Manchester Utd është në vend të katërt me 38 pikë të grumbulluara.