Ballina Ekonomia Kriza e blegtorisë shqiptare/ Numri i krerëve përgjysmohet në një dekadë. Fabrikat...

Kriza e blegtorisë shqiptare/ Numri i krerëve përgjysmohet në një dekadë. Fabrikat e qumështit furnizohen nga importi

9
0

Rënia e blegtorisë dhe mungesa e teknologjisë në ferma bën që industria e përpunimit të qumështit të mos furnizohet gjithnjë më lëndë të parë nga fermat shqiptare.Vetëm gjatë vitit 2025, fabrikat kanë blerë 8 mln litra qumësht nga shtete si: Hungaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Austria dhe Kosova. Nga ky import jashtë kufijve kanë dalë 5 mln euro.

Treguesi rënës në blegtori është një trend që ka nisur prej dekadash. Nëse bëjmë një krahasim në 10-vjeçarin e fundit sipas të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri në vitin 2014 në fermat shqiptare numëroheshin 500 mijë krerë gjedhë, ndërsa në 2024 numri i tyre pothuajse është përgjysmuar duke shkuar në 272 mijë.

I njëjti bilanc negativ është edhe tek kategoria e të imtave, ku brenda të njëjtës periudhë, në stabilimet blegtoriale ka 1 mln dele dhe dhi më pak. Ndërsa numri i shpendëve gjatë kësaj dekade ka rënë me 2 mln 501 mijë. Të vetmet vlera pozitive shihen tek bletaria, ku numri i familjeve të bletës është rritur me 3,000 koshere. Braktisja e blegtorisë është pasojë e politikave të gabuara që ka ndjekur Ministria e Bujqësisë ndër vite për këtë sektor.

Subvencionimi për krerë nuk i ka bindur njerëzit e fshatit të merren me mbarështimin e tyre, sepse kjo formë mbështetje nuk i justifikon kostot e prodhimit të qumështit, ndërkohë që fabrikat kërkojnë ta marrin qumështin me një çmim shumë herë më të ulët, që kap vlerën e 54 lekëve.

Përballë këtyre kushteve, nënproduktet e qumështit në tryezën shqiptare si vend origjine kanë shtetet e rajonit, ku 1 L qumësht importi kushton afërsisht 10 lekë më pak se 1 L qumësht nga Lushnja./tch