Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Durrës! Babai plagos me thikë vajzën dhe një...

Ngjarje e rëndë në Durrës! Babai plagos me thikë vajzën dhe një person tjeter

29
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar.

Vajza e plagosur është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj. Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Mësohet se pasi ka qëlluar me thikë vajzën, autori ka goditur edhe një person tjetër.

Ende nuk dihen rrethanat, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.