Ballina Lifestyle “Ti më ke kthyer vajtimin në valle!”- Pas tatuazhit në krah, Bes...

“Ti më ke kthyer vajtimin në valle!”- Pas tatuazhit në krah, Bes Kallaku i dedikon fjalë të ndjera partneres së re? Ja çfarë shkruan aktori

61
0

Pas zhurmës që krijoi në rrjetet sociale me publikimin e një tatuazhi me emrin e një vajze në krah, Bes Kallaku ka ngritur sërish dyshimet se ka nisur një romancë të re.

Së fundmi, aktori i njohur i humorit përmes një fotografie bardhë e zi, ku duket i qetë dhe duke buzëqeshur, ai ka cituar Psalmin 30:11: “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”

Vetëm pak ditë më parë, Besi “pushtoi rrjetin” me një fotografi ku shfaqeshin dy duar të lidhura ngushtë, ndërsa në parakrahun e tij ishte dukshëm i shkruar emri “Ejona” dhe data “25.12.2025”. “Ejona 25.12.2025 Trëndafil në kohë lufte”, shkruhej në tatuazhin që aktori ka bërë në dorë.

Data 25 dhjetor e vitit të kaluar duket se ka shënuar një moment kyç për aktorin, i cili tani nuk nguron të shprehë hapur mirënjohjen për këtë gëzim të ri në jetën e tij.