Ballina Sport “Ishte e vështirë ndaj Milanit, por barazimi qëndron”, Gasperini: Arrijmë objektivat

“Ishte e vështirë ndaj Milanit, por barazimi qëndron”, Gasperini: Arrijmë objektivat

34
0

Trajneri i Romës, Gasperini dha opinionin e tij pas barazimit ndaj Milanit. Ai la të kuptohet se është i kënaqur me rezultatin, për mënyrën se si shkoi ndeshja.

“Kur Milani kalon në avantazh, është gjithmonë e vështirë, sidomos me futbollistë kaq të fortë. Humbja sot do të ishte një goditje; sikur të ishim të parët në avantazh, do të kishim mundësinë për të fituar.”

Për penalltinë që barazoi Pelegrini, trajneri theksoi: “Dibala dhe Malen ishin jashtë loje. “Jemi një skuadër e re; futbollistë nën 25 vjeç po marrin më shumë përgjegjësi.” Ai komentoi performancën e Malen dhe mbrojtjes: “Malen po jep kontribute të rëndësishme. Nuk i dhamë pothuajse asnjë mundësi Milanit në kundërsulm, dhe kjo është meritë e ekipit.”

Duke folur për Daniele Ghilardin, Gasperini tha: “Po tregon përmirësim të jashtëzakonshëm dhe po fiton besim në çdo paraqitje.” Trajneri përfundoi: “Megjithëse rezultati la pak hidhërim, Roma del më e fortë dhe kjo është një hap i rëndësishëm drejt objektivave të sezonit.”