Ballina Aktualitet Hidhet shorti në Administrative, ja gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e...

Hidhet shorti në Administrative, ja gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt

56
0

Në Gjykatën Administrative të Tiranës është hedhur shorti për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Çështja do të gjykohet nga gjyqtari administrativ i shkallës së parë, Hazbi Balliu.

Veliaj ka depozituar padinë duke kërkuar pavlefshmërinë e emërimit në detyrë të prokurorit të posaçëm Olsi Dado.

Erion Veliaj ndodhet që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar në burg, ndërkohë që ishte Kushtetuesja që e riktheu atë në detyrë.