Ballina Sport Lula bën batuta me trajnerin Ancelotti: Fito Botërorin, pastaj hajde te Corinthiansi...

Lula bën batuta me trajnerin Ancelotti: Fito Botërorin, pastaj hajde te Corinthiansi im!

26
0

Presidenti i Brazilit takon trajnerin italian, që pritet të rinovojë kontratën me Seleçao deri në 2030-ën. Do të jetë trajneri i parë i huaj i brazilianëve në një Botëror.

Dy njerëzit më të rëndësishëm të Brazilit kanë pasur një takim. Nga njëra anë Lula, presidenti i Republikës, në anën tjetër Carlo Ancelotti, trajneri i kombëtares brazilaine. Sepse të drejtosh Seleçaon është gati njësoj sikur të drejtosh vendin.

Lula e priti trajnerin në “Palácio do Planalto”, duke i uruar triumfin në Botërorin 2026. Nuk kanë munguar batutat në takim nga ana e kreut të shtetit.

“Fito Botërorin dhe pastaj hajde drejto Corinthiansin”, – ka bërë humor Lula, një tifoz i thekur i klubit nga San Paolo, teksa i drejtohej trajnerit Ancelotti. Italiani pritet që të zgjatë kontratën edhe pas Botërorit, bisedimet kanë nisur.

President i federatës braziliane, Samir Xaud, ka vënë në dukje rëndësinë e Ancelotti për Seleçaon: “Ka autoritet moral, që sot asnjë trajner brazilian nuk e ka për të mbuluar këtë detyrë”. Kur emërimi i Ancelotti në krye të Brazilit u shoqërua me një debat të ashpër, presidenti Lula mbajti një qëndrim pro një trajneri të huaj në krye të Seleçaos.