Ballina Aktualitet Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët, nga sulmet në WhatsApp: Mund t’ju vjedhin...

Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët, nga sulmet në WhatsApp: Mund t’ju vjedhin të dhënat…

69
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, ka lëshuar një paralajmërim publik për rritjen e rasteve të sulmeve phishing në aplikacionin WhatsApp. Me anë të mesazheve dhe linqeve mashtruese, synohet marrjen e kontrollit të llogarive të tyre apo të dhënave personale.

Ata dërgojnë mesazhe që duken zyrtare dhe kërkojnë kode verifikimi, ose i drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme të autorizimit, duke rrezikuar sigurinë e të dhënave personale. Autoritetet u bëjnë thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin këto masa sigurie:

Të mos klikojnë në linqe të dyshimta

Të mos ndajnë asnjë kod verifikimi, edhe kur mesazhi duket zyrtar

Të kontrollojnë pajisjet e lidhura në WhatsApp (Settings → Linked Devices)

Të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë (2FA)

Në fund, AKSK thekson se vigjilenca dhe raportimi i rasteve të dyshimta janë thelbësore për parandalimin e këtyre sulmeve kibernetike.

“Institucionet publike nuk kërkojnë pagesa, kode sigurie, fjalëkalime apo të dhëna bankare përmes lidhjeve të dërguara nga numra të panjohur”, rikujton AKSK. Kjo duke u bërë apel qytetarëve të mos veprojnë nën presion dhe të verifikojnë gjithmonë çdo njoftim përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim.