Ballina Kulturë Shfaqet filmi “Rrethi i Kujtesës”, reflektim mbi historinë dhe harresën

Shfaqet filmi “Rrethi i Kujtesës”, reflektim mbi historinë dhe harresën

26
0

Me regji të Esat Musliu, filmi “Rrethi i Kujtesës”, një vepër që rikthen në vëmendje kujtesën, dhimbjen dhe përgjegjësinë për të mos harruar, u shfaq në Ditën e Kujtesës në kinemanë “Drita” në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

I frymëzuar nga një ngjarje reale, filmi trajton heqjen e kujtesës si një formë dhune dhe manipulimi. “Rrethi i Kujtesës” ndjek Margaritën, e cila pas 20 vitesh kthehet me kujtesën e fshirë, duke kthyer humbjen e identitetit në një metaforë të Holokaustit.

“Tek ajo, nazistët kishin arritur të fshinin të shkuarën dhe të ardhmen… Solla shumë material nga kampi i regjimit,” tha regjisori Esat Musliu.

I bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të Diana Çulit, filmi zbërthen një botë ku regjimet famëkeqe përpiqen të zhdukin kujtesën.

“Vjen pa kujtesën e shkuar, më tregon mbesa e saj; e kam në dy kohë,” tha Diana Çuli.

Filmi është një dëshmi e historisë që vazhdon të flasë edhe sot dhe një kujtesë se harresa mbetet rreziku më i madh për të ardhmen.