Teuta ka ndarë rrugët me lojtarin David Fadairo. Lajmi është bërë i ditur nga klubi durrsak, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi:
KF Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin David Fadairo.
Klubi dëshiron ta falenderojë Davidin për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës që mbrojti ngjyrat e skuadrës sonë.
I urojmë shumë suksese dhe fat në hapat e mëtejshëm të karrierës së tij sportive!
Thank you David!







