Ballina Sport Historia e pazakontë e futbollistit kolumbian: Vetëm 12 vite diferencë me vajzën...

Historia e pazakontë e futbollistit kolumbian: Vetëm 12 vite diferencë me vajzën e tij të madhe

32
0

Edwin Cardona, futbollisti i njohur kolumbian me 45 paraqitje me përfaqësuesen e Kolumbisë, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për një histori familjare të pazakontë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale dhe media.

33-vjeçari aktualisht aktivizohet me Atletico Nacional, klubi më i madh në Kolumbi dhe pikërisht aty ku nisi edhe karrierën e tij profesioniste. Gjatë viteve, Cardona ka qenë pjesë e disa prej klubeve më të njohura të Amerikës së Jugut, përfshirë edhe gjigantin argjentinas Boca Juniors. Në vitin 2024, ai u rikthye te Atletico Nacional, duke u bashkuar sërish me klubin e tij të zemrës.

Megjithatë, ajo që ka shkaktuar më shumë debat lidhet me jetën e tij personale. Cardona është vetëm 12 vjet më i madh se vajza e tij e madhe, Ana, një fakt që ka habitur opinionin publik.

Ana ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e tij me Carolina-n, në një kohë kur Edwin ishte vetëm 11 vjeç, ndërsa Carolina 14. Pas disa vitesh, çifti u martua ligjërisht dhe krijoi një familje së bashku.

Përveç Anas, ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë: María Angel, 14 vjeç, dhe Emiliano, 11 vjeç.

Kjo histori ka marrë vëmendje të veçantë edhe për shkak të kontekstit ligjor në Kolumbi, ku deri në vitin 2024 mosha minimale për martesë ishte 14 vjeç, përpara se të ngrihej në 18 vjeç.

Rasti i Cardonas u rikthye në vëmendje veçanërisht pasi Ana mbushi 21 vjeç, duke nxjerrë në pah një histori të rrallë dhe të diskutueshme familjare, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.