Ballina Politika Zv. Kryeministrja s’ka imunitet sa kohë…”/ Këshilli i Mandateve shtyu mbledhjen, Braçe:...

Zv. Kryeministrja s’ka imunitet sa kohë…”/ Këshilli i Mandateve shtyu mbledhjen, Braçe: Pyesni Peleshin!

60
0

Këshilli i Imunitetit, i cili pritej të trajtonte sot çështjen për mandatin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, kjo gjë nuk ka ndodhur pasi mbledhja u shty.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e socialisteve, të cilët pretendojnë që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve të mblidhet pasi të japë vendimin Gjykata Kushtetuese për këtë çështje.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, i pyetur mbi këtë fakt nga gazetari Osman Stafa, ka deklaruar se Balluku është pa im unitet sa kohë ndaj saj po kryhet një hetim.

“Nuk jam pjesë e Këshillit të Mandateve , nuk e di jam larg kësaj historie se si funksionon, Këshilli i Mandateve është larg fushës time të kompetencës unë merrem drejt për drejtë me ekonomisë. Më shqetëson ajo që pason pas miratimit të ndryshimit në Kodin Penal që u miratua dje.

Po dal në zonën time në lagje të shoh pikërisht këtë gjë, Dje nuk e votova, është ligj qesharak.

Nuk ka imunitet sa kohë që duke u hetuar është pa imunitet. Është ngritur një akuzë për të, po hetohet dhe prezumohet e pafajshme deri një vendim të formës së prerë të gjykatës, se në Kuvend çfarë nuk dëgjova. Se si e kordinon punën Këshilli i Mandateve pyesni kreun e Kuvendit”, tha ai.