Ballina Aktualitet Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli

57
0

Genti Gazheli largohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Vendimi për largimin e tij u firmos sot në mbledhjen e qeverisë. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë.

Po sot dha dorëheqjen Besmir Beja, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.

Ndërkohë Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018, do të marrë drejtimin e Doganave.

Në mbledhjen e qeverisë janë firmosur edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë.