Një konflikt në familje ka ndodhur në Fier, ku një shtetas ka dhunuar xhaxhanë e tij dhe kushëririn, ndërkohë që autori është dhunuar nga një e afërme.
Shtetasi A. M., 43 vjeç është arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim një i afërm i familjes që ka qëlluar me armë në ajër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, shtetasit H. M., dhe djalit të tij, shtetasit A. M., si dhe i ka dëmtuar automjetin. Gjithashtu, për këtë rast, u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, pasi ka ndërhyrë në konflikt duke ushtruar dhunë ndaj kunatit të saj, shtetasit të arrestuar A. M., dhe babait të tij, shtetasit F. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 22 vjeç (i afërm i tyre), pasi gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.







