Ballina Politika Berisha: Në Strasburg denoncuam me fakte dhe dokumente situatën dramatike në narko-shtetin...

Berisha: Në Strasburg denoncuam me fakte dhe dokumente situatën dramatike në narko-shtetin e Edi Ramës

27
0
Screenshot

Lideri I opozitës Sali Berisha gjatë një konference për shtypin në selinë e PD ka paraqitur para mediave aktivitetin që kishte zhvilluar gjatë një vizite në Strasburg ku mori pjesë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,

“Në Strasburg denoncuam me fakte dhe dokumente situatën dramatike në narko-shtetin e Edi Ramës:, tha lideri i opozitës.

Berisha: U ktheva mbrëmë pas një qëndrimi si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe një aktiviteti intensiv në tempullin e demokracisë evropiane.

Ditët e qëndrimit në Strasburg u përdorën për dënimin me forcën më të madhe, për paraqitjen e fakteve, dokumenteve mbi situatën dramatike në narko-shtetin e Shqipërisë.

Diktaturën autoritare në Shqipëri!

Në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare, siç mund t’i keni ndjekur, paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, por paraqet për mbarë Evropën.

Ne, informuam dhe paralajmëruam të pranishmit se Edi Rama përbën një rrezik madhor për vendet e tyre pasi ai është padrino sot i karteleve më të fuqishme të drogës në Evropës, të cilat eksportojnë drejt Evropës, zënë vendin e parë në eksportin drejt Evropës të marijuanës, janë aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës.

Janë transportuesit më kryesorë të drogës nga Amerika Latine në portet e kontinentit evropian dhe kanë për porte të lira të gjitha portet e Shqipërisë.

Informuam për qindra e qindra leje, hotele, resorte turistike, kulla korrupsioni dhe droga të dhëna pas zgjedhjeve të 11 majit nga Edi Rama si shpërblim për pjesëmarrjen e gjerë të tyre në zgjedhje.