Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi iu është përgjigjur akuzave të demokratëve se urdhëroi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit një ditë më parë, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe dhënien e një mase më të rëndë sigurie.
“Shtyrja e mbledhjes së Këshillit në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhje”, tha ai.







