Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Klos të Shqipërisë, për të ndihmuar në kërkimin e 24-vjeçarit Jurgen Karaj.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi gatishmërinë e FSK-së për ndihmë vëllazërore “kudo dhe kurdo që ka nevojë”.
“Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24-vjeçarit Jurgen Karaj. FSK, si gjithmonë, është e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë.”
Ky veprim tregon gatishmërinë e FSK-së për të ofruar mbështetje ndërkufitare dhe bashkëpunim me vendet fqinje në situata emergjente.
Postim i plotë:
Bashkë në çdo sfidë!
Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24 vjeçarit Jurgen Karaj.
FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë.







