Shkencëtarët paralajmërojnë një krizë teknologjike që mund të rrëzojë sekretet digjitale të botës: momenti i njohur si “Dita Q”, kur kompjuterët kuantik do të thyejnë çdo enkriptim në planet.
Pas këtij momenti, çdo informacion i pa mbrojtur nga teknologjitë “post-kuantike” do të bëhet i qasshëm – nga transaksionet financiare deri te komunikimet ushtarake.
Ekspertët nuk bien dakord për kohën e saktë kur do të ndodhë Dita Q. Disa mendojnë se mund të jetë brenda dy viteve, ndërsa të tjerë parashikojnë dekada të tëra deri sa kompjuterët kuantik të përbëjnë një kërcënim real. Por të gjithë bien dakord se bota duhet të fillojë përgatitjet tani.
Kompjuterët tradicionalë përdorin “bits” – vargje me 0 dhe 1 – për të ruajtur dhe përpunuar informacionin. Kompjuterët kuantik përdorin “qubits”, të cilët mund të jenë njëkohësisht 0 dhe 1, duke i lejuar të zgjidhin shumë probleme njëkohësisht. Problemet që mund të kërkonin miliarda vite në kompjuterët normalë mund të zgjidhen brenda sekondave me kuantikën.
Ky aftësi e jashtëzakonshme e përpunimit mund të përdoret për të thyer të gjithë enkriptimin që mbron informacionin privat.
Sipas Dr. Chloe Martindale nga Universiteti i Bristol, Dita Q mund të ndodhë brenda “2 deri 20 viteve”, ndërsa disa qeveri dhe ekspertë paralajmërojnë se kriminelët mund të grumbullojnë të dhëna të enkriptuara tani për t’i dekriptuar më vonë, strategji e njohur si “harvest now, decrypt later”.
Ekspertët e sigurisë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë vendosur tashmë plane për migrimin tek enkriptimi post-kuantik, por edhe ata nuk bien dakord për datën e saktë.
Profesor Artur Ekert nga Universiteti i Oxford thekson se, edhe pse kompjuterët kuantik që thyejnë sistemet ekzistuese mund të jenë dekada larg, përgatitjet duhet të fillojnë menjëherë, përfshirë edukimin e gjeneratës së ardhshme të ekspertëve kibernetikë.
Problemet teknike dhe kufizimet e qubits aktualisht kufizojnë fuqinë e kompjuterëve kuantik, por kërcënimi i Ditës Q mbetet serioz dhe qeveritë duhet të planifikojnë në këtë drejtim.
Në thelb, kompjuterët kuantik funksionojnë në bazë të superpozicionit – një gjendje që mund të jetë njëkohësisht “on” dhe “off”, duke i dhënë mundësi të jashtëzakonshme përpunimi që klasifikon çdo informacion si i prekshëm nga kjo teknologji revolucionare.



