PBDNJ ka denoncuar tentativën e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo për të përvetësuar përmes skemave mafioze pasurinë e popullit himarjot.
Përmes një deklarate për mediat, PBDNJ thotë se përmes krijimit të një shoqërie private të tij, Tavo po tenton të administrojë, të japë me qira,të shesë dhe të blejë prona të Bashkisë — prona që nuk janë të tijat, por që i përkasin qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.
Në deklaratë thuhet gjithashtu, se ky është një akt flagrant i tentativës për të vjedhur pasurinë publike nga të katapultuarit e Edi Ramës në Himarë — një akt që nuk ka asnjë justifikim politik, moral apo ligjor, por që provon arsyet dhe shkaqet pse u vodhën zgjedhjet në Himarë.
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Zyra e shtypit
Tiranë, më 30.01.2026
DEKLARATË PËR SHTYP
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut denoncon me forcë tentativën e Kryetaritt ë
emëruar të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, për të shtënë në dorë dhe për të përdorur për
qëllime klienteliste pasuritë që i përkasin Bashkisë dhe gjithë popullit të Himarës,
nëpërmjet një skeme mafioze që synon të miratohet në Këshillin Bashkiak, në mbledhjen
e datës 30.01.2026.
Ky është një akt flagrant i tentativës për të vjedhur pasurinë publike nga të katapultuarit e
Edi Ramës në Himarë — një akt që nuk ka asnjë justifikim politik, moral apo ligjor, por
që provon arsyet dhe shkaqet pse u vodhën zgjedhjet në Himarë.
Kryetari i Bashkisë ka krijuar një shoqëri private (SHPK), me ortak të vetëm veten e tij
dhe me një kapital qesharak prej 100 lekësh, duke synuar të administrojë, të japë me qira,
të shesë apo të blejë prona të Bashkisë — prona që nuk janë të tijat, por i përkasin
qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.
Ky nuk është zhvillim.
Ky nuk është menaxhim.
Ky është privatizim i pushtetit dhe përvetësim i pasurisë publike.
Ligji është i qartë: pasuritë e Bashkisë administrohen vetëm nga Këshilli Bashkiak, jo nga
një kryetar që sillet si pronar i qytetit dhe jo nga një kompani private në pronësi të tij.
Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë është shkelje e hapur e shtetit të së drejtës.
Ky veprim përfaqëson një konflikt të rëndë interesi, ku pushteti publik përdoret për
përfitim privat. Është shembulli më i keq i mënyrës se si politika keqpërdoret për t’i
shërbyer interesave të një individi apo një grupi politik, dhe jo interesit të komunitetit.
Vangjel Tavo, në gjurmët e shefit të tij që po ndan copa shteti për të mbajtur pushtetin,
synon të tjetërsojë dhe të zhdukë pronën e përbashkët të himariotëve, duke krijuar një
zinxhir klientelist interesash private-politike.
Ne nuk mund dhe nuk do ta pranojmë që prona e përbashkët të kthehet në biznes familjar,
shoqëror apo partiak; që Bashkia të trajtohet si SHPK private dhe qytetarët si spektatorë
pa zë.
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut u bën thirrje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të
mos e votojnë “Himara Invest” sh.p.k., me ortak të vetëm Vangjel Tavo dhe me kapital
100 lekë. Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të çdo veprimi të paligjshëm dhe
transparencë të plotë mbi pasuritë publike.
Bashkia nuk është pronë private!
Pasuria publike nuk është mall tregu për pushtetin!
Himara nuk është në shitje!







