Ballina Politika Zbardhen detaje nga takimi i Berishës me aleatët në PD, ja cili...

Zbardhen detaje nga takimi i Berishës me aleatët në PD, ja cili është qëllimi i mbledhjes

40
0

Forumi i dialogut politik përfaqësuar nga Ermal Hasimja dhe avokati Redi Ramaj po zhvillohet në selinë e PD me kryetarin e Partisë Demokratike dhe përfaqësues të opozitës, si edhe me Partinë e Lirisë, Partinë Republikane etj.

Ky takim synon të bashkojë në një bashkëpunim opozitën, në një fron të vetëm kundër keqqeverisjes Rama.

Ndërkohë ditën e djeshme kanë zhvilluar takim edhe me Lëvizjen Shqipëria Bëhet, dhe nga ana e kësaj të fundit është deklaruar se janë të gatshëm të angazhohen.

Ndërsa Lëvizja Bashkë ende nuk ka një qasje për të bashkëpunuar.