I pyetur pse nuk fton në protesta figura si Lulzim Basha, Bamir Topi, Astrit Patozi apo Enkelejd Alibeaj, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi me tone të ashpra, duke i cilësuar ata si “pseudointelektualë”.
“Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu pak në vitin 1990 dhe lexo çfarë kam thënë në revistën Drita, ku kam bërë dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë të mos i ngatërrojmë,” u shpreh Berisha.
Ai theksoi se Partia Demokratike u ka dhënë atyre çdo mundësi, por sipas tij, këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale. “A nuk u dha kjo parti çdo mundësi? Dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Te Lulzim Basha, pasurimi i tij,” tha Berisha.
Sa i përket figurave të tjera, Berisha u shpreh shkurt, duke lënë të kuptohet se nuk i konsideron faktorë të rëndësishëm politikë. “Për atë tjetrin… nuk është fare. Pyet të tjerët që u morën me fushatë,” shtoi ai.
Sali Berisha: A po flet për intelektualë apo për pseudointelektualë? I dashur mik, kthehu në vitin 1990 dhe lexo një intervistë që i kam dhënë gazetës Drita ku bëj dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Kishte intelektualë të vërtetë dhe ata që silleshin si pseudo. Këta janë fatkeqësia e kombit, janë mjerimi kombëtar. Unë them më mirë të mos i ngatërrojmë.
A të bëj një pyetje? Nuk patën rastin ata që të ishin në të mirën e Shqipërisë? Kjo parti a nuk u dha atyre çdo mundësi dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Të Lulzim Bashës ishin pasurimi i tij dhe shkatërrimi (i opozitës). Për ata të tjerët pyesni se ccfarë thonë kur kanë drejtuar fushatat.







