Shqiptari Nikolin Pali, 44 vjeç i arrestuar nga forcat speciale greke EKAM pasi kërkohej prej 6 vitesh për vrasjen të dyfishtë, rezulton i kërkuar edhe në Shqipëri. Konkretisht sipas autoriteteve greke, ai kërkohet nga Interpol Tirana për akuzat ‘vjedhje me armë’ ne bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.
Ndaj tij rezulton një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
Sipas policisë greke, gjatë operacionit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë, 2 granata, 2 mekanizma ndezës, 3 palë pranga, leje qëndrimi e falsifikuar.
Bashkë me 43-vjeçarin Pali, është arrestuar dhe partnerja e tij 41-vjeçare shqiptare për përkrahje të autorit të krimit.







