Ballina Aktualitet Zbulohet emri vajzës nga Tirana në dosjen Epstein/ Emaili i aplikimit për...

Zbulohet emri vajzës nga Tirana në dosjen Epstein/ Emaili i aplikimit për punë dhe kërkesa për foto e video

82
0

Në materialet e reja të dosjes Epstein, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, shfaqet edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një vend pune si asistente personale.

Sipas dokumenteve zyrtare, vajza e cila ne email identifikohet si E. Terziu ka dërguar një email në mars të vitit 2017, duke shprehur interes për pozicionin. Mesazhi i saj i është dërguar një personi, emri i të cilit është i mbuluar në dokumentacionin e publikuar.

“Në emailin e saj, ajo shkruan: ‘Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?’”, thuhet në materialet e dosjes.

Përgjigjja që ka marrë ka qenë se nuk kishte problem, duke i kërkuar më tej dokumentacion shtesë. “Jo, nuk është problem. Ju lutem dërgoni tre foto të cilësisë së mirë dhe CV-në”, thuhet në përgjigjen e kthyer ndaj saj.

Nga dokumentet e publikuara rezulton se e reja ka dërguar CV-në dhe fotografitë e kërkuara. Më pas, personi që ishte në komunikim me të ka kontaktuar Jeffrey Epstein, duke i përcjellë informacionet mbi aplikanten.

Në një tjetër email drejtuar Epstein-it, ai shkruan se bëhet fjalë për “një vajzë 21–22 vjeçe”, duke shtuar se “ajo jeton në Paris”, ndonëse në CV-në e saj vendbanimi rezulton Tirana. Në fund të mesazhit, ai ngre pyetjen: “A duhet ta intervistoj këtë?”

Në listën e bashkëngjitjeve të email-it, përveç CV-së dhe fotografive, rezulton se vajza ka dërguar edhe një video aplikimi.

Image