Ndeshja mes Dinamos dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores është mbyllur në një barazim pa gola në përballjen që dy skuadrat zhvilluan në “Air Albania”.
Sfida ishte shumë e luftuar, por me të dy skuadrat shumë të pasakta para portës, teksa tentuan pa sukses goditjet nga jashtë zonës, duke çuar vazhdimisht topin në tribunë.
Ndaj në fund skuadrat ndanë pikët në një barazim pa gola, që nuk ndryshon pozitat e tyre në renditjen e përgjithshme.
-Neziri (minuta e 67-të) nga e majta bën një veprim spektakolar duke kaluar në fundore, pasimi i tij gjen Koma i cili çon sferën në rrjetë. Por goli më pas anulohet pasi topi kishte dalë jashtë vijës fundore.
Dinamo: Teqja; Ismaili, Tekseira, Meksi, Loran, Neziri, Qardaku, Berisha, Guindo, Bregu, Nani
Bylisi: Beqaj; Radu, Abdullahi, Peralta, Përndreca, Sulovari, Ofori, Koxhi, Marku, Përgjoni, Ualison







