Ballina Kronika DURRES/ Tentoi të kontrabandonte mallra duke i fshehur në kamionin që drejtonte;...

DURRES/ Tentoi të kontrabandonte mallra duke i fshehur në kamionin që drejtonte; vihet në pranga një 37-vjeçar

53
0

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në kufi.

Tentoi të kontrabandonte mallra duke i fshehur në kamionin që drejtonte; vihet në pranga një 37-vjeçar.

Sekuestrohen pije alkoolike dhe pjesë të ndryshme këmbimi automjetesh të përdorura, të gjitha të padeklaruara.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të ushtruara në hyrje-dalje nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, të bazuara në informacione policore dhe në analizën e riskut
u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kamionin që drejtonte qindra shishe me verë dhe pjesë të ndryshme këmbimi automjetesh, pa faturë origjine dhe pa deklaratë importi.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor dhe kufitar, duke mos deklaruar sasinë e mallrave para autoriteteve doganore dhe kufitare.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
360 shishe verë,
pjesë të ndryshme këmbimi automjetesh të përdorura,
aparati celular dhe kamioni me të cilin po transportoheshin mallrat e padeklaruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.