Ballina Kronika Golem/ Gjendet i pajetë në trotuar 66 vjeçari

Golem/ Gjendet i pajetë në trotuar 66 vjeçari

34
0

Një person është gjetur pa shenja jete në Golem. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 14:50, në rrugën “Vjena”, në trotuar, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Informacioni policisë

Më datë 31.01.2026, rreth orës 14:50, në rrugën “Vjena”, në Golem, është gjetur pa shenja jete, në trotuar, shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.