Të dhënat e Eurostat për gjysmën e parë të vitit 2026 tregojnë se Shqipëria mbetet ndër vendet me pagën minimale më të ulët në Evropë, si në terma nominalë, ashtu edhe sipas fuqisë blerëse. Me një pagë minimale bruto mujore prej rreth 517 euro, Shqipëria renditet pranë fundit të listës, duke lënë pas vetëm disa vende jashtë BE-së si Moldavia dhe Ukraina. Edhe kur llogaritet në standardin PPS, që mat realisht sa mallra dhe shërbime mund të blihen me këtë pagë, niveli i Shqipërisë mbetet shumë i ulët, rreth 708 njësi, çka tregon një hendek të madh me mesataren evropiane.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria ndodhet gjithashtu në pozicion të pafavorshëm. Serbia ka një pagë minimale rreth 744 euro, Maqedonia eVeriut rreth 586 euro, ndërsa Mali i Zi rreth 670 euro. Edhe Bullgaria, vend anëtar i BE-së me nivel relativisht të ulët të të ardhurave, ka një pagë minimale më të lartë se Shqipëria, rreth 620 euro. Kjo tregon se hendeku nuk është vetëm me Evropën Perëndimore, por edhe me një pjesë të vendeve të Ballkanit.
Në këtë kontekst, të dhënat e vitit 2026 e vendosin Shqipërinë në fund të hartës evropiane të pagës minimale, si në vlerë absolute, ashtu edhe në terma realë.







