Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në lagjen nr. 17, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi A. Xh., 35 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Ll. B., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-O. N., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje, ka përplasur një automjet. Shtetasi O. N. është aktualisht në kujdesin e mjekëve;
-Sh. X., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte pa leje, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasja A. H., 25 vjeç, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën shtetasit e shpallur në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, S. Z., 46 vjeç dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në Durrës. Në përfundim të veprimeve procedurale, prokurori vendosi procedimin në gjendje të lirë të 2 shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. R. dhe L. A., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-shpallën në kërkim shtetasin B. D., 33 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka braktisur automjetin që drejtonte, pasi i është bërë shenjë ndalimi, nga punonjësit e Policisë. Nga kontroll, në automjet nuk u gjetën sende të kundërligjshme. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. H., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij 16 vjeçe, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-shpallën në kërkim shtetasin S. Ll., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe produkte, në një market. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ai.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 59 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase të moshuar.
Më datë 03.02.2026:
-është gjetur nga familjarët, në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi J. L., 82 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit;
-dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, në një subjekt për prodhimin e gomës, në fshatin Fermë Sukth, ka shpërthyer një kaldajë. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







