Ballina Kronika Të “fshehura” si oksid hekuri, kompania “Sokolaj” kreu 4 eksporte me 4100...

Të “fshehura” si oksid hekuri, kompania “Sokolaj” kreu 4 eksporte me 4100 ton mbetje të rrezikshme nga porti i Durrësit

39
0

Kontejnerët me 2800 ton mbetje të rrezikshme nga “Kurum International”, të cilat u kthyen në Shqipëri nga Tajlanda, nuk rezultojnë të vetmet ngarkesa të destinuara për eksport. Sipas dosjes hetimore, në të paktën tre raste të tjera, një sasi prej 4124 tonësh e dyshuar me mbetje të rrezishme është nxjerrë nga vendi përmes shoqërisë Sokolaj sh.p.k., në pronësi të Gjovana Sokolajt.

Nga hetimet rezultoi se për periudhën Nëntor 2023 – Korrik 2024, shoqëria “Sokolaj” ka eksportuar në total 4124.15 ton material, i deklaruar në dokumente si “oksid hekuri (Zn)”, ndonëse nga të dhënat e depozitimit dhe faturimit rezulton se bëhet fjalë për oksid zinku, i klasifikuar si mbetje e rrezikshme.

Sipas dosjes, nga data 29 shtator 2023 deri më 2 tetor është oksid zinku në një sasi totale prej 2077 tonë. Po ashtu, nga 26 tetori deri më 9 nëntor 2023 janë depozituar Big Bags me një sasi prej 668 tonë. Këto sasi kanë qëndruar të depozituara në territorin e  EMS Albanian Port Operator (EMS) deri në eksportin e kryer më 04.07.2024, pjesërisht të rifuxhuara dhe pjesërisht në thasë.

Ndërkohë, sasi të tjera të materialit të eksportuar në datat 14 nëntor 2023, 27 mars 2024 dhe 22 prill 2024, rezulton të kenë qenë të depozituara më herët, në bazë të kontratës së firmosur në vitin 2023. Kjo, theksohet në dosje, konfirmohet nga faturat tatimore për pagesën e qirasë deri në lidhjen e kontratës së re nr.54 datë 25.09.2023.

Sipas dosjes, shoqëria Sokolaj nuk rezulton të kishte autorizim për eksportim të mbetjeve të rreziksme dhe as nuk i është aprovuar një kërkesë e tillë nga ministria e Mjedisit për periudhën 2022-2024.

Shoqëria “Sokolaj” sh.p.k. është pajisur me 2 leje nga Ministria e Mjedisit për:

Shoqëria Sokolaj nuk rezulton të ketë Autorizim për eksportim të mbetjeve të rrezikshme dhe as nuk i është aprovuar një kërkesë e tillë për periudhën 2022-2024

Shoqëria Sokolaj ka blerë nga Kurum artikullin Oksid Zinku, pa pasur leje të veçantë për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, ndërkohë që për transportimin e këtyre mbetjeve të cilat klasifikohen me kodin 10 07 02* kërkohet autorizim i posaçëm për eksportin e mbetjeve. Sipas Ligjit nr.10463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” nenit 51 të këtij ligji si dhe VKM-së Nr.641 datë 01.10.2014 “Për miratimin e rregullave per eksportin e mbetjeve dhe kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme dhe të inerteve”, përveç lejes mjedisore të tipit B si dhe lejes mjedisore të tipit 1112B, për transportin e tyre duhet dhe leje e veçantë të cilën nuk e ka pasur. Rezulton nga aktet e administruara nga AKM se, subjekti Sokolaj sh.p.k. ka aplikuar për një leje të tillë dhe në datën 12.12.2022 me shkresën nr. 6433/2 prot i është kërkuar plotësim dokumentacioni, të cilin ajo nuk e ka plotësuar dhe më pas ka vijuar me kryerjen e veprimtarisë së paligjshme.”, thuhet në dosje.

Nga analizimi i këtyre faturave dhe deklarateve doganore të eksportit, por edhe faturave të lëshuara për pagesën e qirasë sipas kontratave të sipërcituara rezulton se, për periudhën Nëntor 2023-Korrik 2024, Sokolaj ka eksportuar një sasi prej 4124.15 ton i deklaruar si oksid hekuri (zn) si vijon:

Nga data 25.09.2023 deri në datë 02.10.2023, është depozituar Oksid Zinku në total prej 2077,400 ton

Nga data 26.10.2023 deri në datë 09.11.2023, është depozituar Bik Baks, sasia në total prej 668.820 ton;

Sasia e depozituar nga data 25.09.2023 deri në datë 09.11.2023 ka qendruar në territorin e EMS deri në eksportin e datës 04.07.2024, rifuxho në pjesën më të madhe dhe në një sasi më të vogël në thasë. Sasitë e tjera të materialit të eksportuar në datat 14.11.2023, 27.03.2024 dhe 22.04.2024 kanë qenë të depozituara më parë sipas kontratës nr.14 datë 27.03.2023, fakt që konfirmohet nga faturat tatimore për pagesën e qirasë për muajt mars-shtator 2023 deri në lidhjen e kontratës nr.54 datë 25.09.2023.