Pasi protestuan për 3 ditë në Rrjoll të Velipojes, banorët e këtij fshati janë paraqitur në dyert e SPAK. Ata kërkojnë ndaljen e punimeve që bëhet për ndërtimin e një restoranti në pronësi të Bashkim Ulajt.
Sipas banorëve, ky investim po kryhet në tokat e tyre të trashëguara.
Kjo është hera e dytë që këta banorë paraqiten në SPAK. Kujtojmë se, më 25 mars të vitit të shkuar, ata depozituan edhe kallzim penal për firmën ndërtuese, si dhe për ato persona që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat e pronave në Baks-Rrjoll.







