Ballina Sport Legjenda Del Piero parashikon fituesin e titullit

Legjenda Del Piero parashikon fituesin e titullit

43
0

Legjenda e futbollit italian, Alessandro Del Piero, ka dhënë një analizë të qartë dhe realiste për garën e këtij sezoni për titullin kampion në Serie-n A, duke veçuar Milanin si favorit, por pa përjashtuar rivalët e tjerë.

Sipas ish-kapitenit të Juventusit, kuqezinjtë kanë një avantazh të rëndësishëm për shkak të mungesës së angazhimeve në kupat evropiane.

“Titulli? Milani ka avantazhin që nuk luan në kupa dhe është kandidati numër një, por nuk është i vetmi”, u shpreh Del Piero.

Ai theksoi se Interi mbetet një pretendent serioz dhe se gara nuk është aspak e mbyllur: “

Është edhe Interi në garë dhe skuadra të tjera mund të përfshihen, edhe pse krahasuar me ekipet milaneze kanë pasur tashmë rrëshqitje dhe kanë humbur pikë”.

Del Piero vlerëson se pikërisht konsistenca dhe menaxhimi i sezonit do të jenë faktorët vendimtarë në luftën për Scudetton, ndërsa Milani dhe Interi, falë cilësisë dhe përvojës, duken si skuadrat më të përgatitura për ta çuar garën deri në fund.

Pas 23-xhirosh, Interi kryeson tabelën me 55 pikë, kurse në vendin e dytë është Milani me 50 pikë.