Ballina Kronika Tiranë/ Autor i 150 vjedhjeve në kryeqytet, arrestohet i mituri, në pranga...

Tiranë/ Autor i 150 vjedhjeve në kryeqytet, arrestohet i mituri, në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste

23
0

Një djalë i mitur, 14 vjeç është arrestuar nga Policia e kryeqytetit si autor i dyshuar 150 vjedhjeve gjatë 2 viteve të fundit.

Në pranga kanë rënë edhe Agron Doçi dhe Altin Hyseni dy personat të cilët më 21 janar shtynë 14-vjeçar, të vidhte 1 motor në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh, të gjetura në një garazh në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit A. H, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh.

I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas,” njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.