Ballina Kronika Punësohej në biznese për të vjedhur paratë e xhiros, arrestohet 39-vjeçarja në...

Punësohej në biznese për të vjedhur paratë e xhiros, arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë

47
0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Skema”, duke vënë në pranga një 39-vjeçare të shpallur në kërkim.Sipas hetimeve, ajo punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme me qëllim vjedhjen e xhirove ditore.

Në kuadër të operacionit janë dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme në Tiranë.39-vjeçarja u kap në ambientet e një lokali nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, ndërsa vijojnë hetimet për raste të tjera të mundshme.

Njoftimi i Policise:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Punësohej në subjekte të ndryshme me qëllim që të vidhte xhirot ditore, vihet në pranga 39-vjeçarja.

Dokumentohen 5 raste vjedhjesh në subjekte të ndryshme.

39-vjeçarja u kap në ambientet e një lokali në Tiranë, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pasurisë, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Skema”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetases të shpallur në kërkim K. Z., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej.