Ballina Europë Hyri me disa të tjerë për të vjedhur në një banesë në...

Hyri me disa të tjerë për të vjedhur në një banesë në Itali, pronari vret 25 vjeçarin shqiptar

42
0

Një 25 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri gjatë një tentative vjedhjeje në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar, kishte hyrë bashkë me disa të tjerë, për të grabitur në një shtëpi fshati në rinovim, por u vra nga pronari italian që qëlloi me armë zjarri në mes të natës kur dërgjoi zhurma.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 02:00, dhe pronari 35 vjeçar italian ishte vetëm në shtëpi. Pasi dëgjoi zhurmat, mori armën që e posedonte me leje dhe qëlloi. Pak çaste më vonë, vetë pronari i shtëpisë telefonoi policinë.

Punonjësit e emergjencës u përpoqën ta shpëtonin të riun shqiptar, por pa sukses.