Ballina Bota Mësuesja indiane që krijoi qindra qendra mësimi fiton çmimin prej 1 milion...

Mësuesja indiane që krijoi qindra qendra mësimi fiton çmimin prej 1 milion dollarësh

30
0

Një mësuese dhe aktiviste indiane, e njohur për krijimin e qindra qendrave të të nxënit dhe pikturimin e muraleve arsimore në muret e lagjeve të varfra, fitoi të enjten Çmimin Global për Mësuesin në vlerë prej 1 milion dollarësh.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, Rouble Nagi pranoi çmimin në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, një ngjarje vjetore që mbledh liderë nga e gjithë bota, transmeton KosovaPress.

Fondacioni i saj i artit, “Rouble Nagi”, ka themeluar më shumë se 800 qendra të të nxënit në gjithë Indi. Qëllimi është që fëmijët që nuk kanë shkuar kurrë në shkollë të fillojnë të kenë një mësim të strukturuar. Ato gjithashtu ofrojnë mësim për fëmijët që janë tashmë në shkollë.

Nagi gjithashtu pikturon murale që mësojnë lexim-shkrim, shkencë, matematikë dhe histori, ndër tema të tjera.

Çmimi jepet nga Fondacioni Varkey, i cili u themelua nga Sunny Varkey, që ka krijuar kompaninë fitimprurëse “GEMS Education”, e cila menaxhon dhjetëra shkolla në Egjipt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nagi planifikon të përdorë 1 milion dollarët për të ndërtuar një institut që ofron trajnim profesional falas.

Nagi është mësuesja e 10-të që fiton këtë çmim, i cili filloi të jepet nga fondacioni në vitin 2015.