Ballina Kronika Vrasja e babë e bir në 2012, Gjykata e Lartë vulos burgimin...

Vrasja e babë e bir në 2012, Gjykata e Lartë vulos burgimin e përjetshëm për Ardian e Florenc Çapjan

30
0

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Ardian Capjan dhe nipin e tij, Florenc Çapja, pasi urdhëruan vrasjen e Gentian Nezirit dhe babait të tij, Nezirit në shenjë hakmarrje.

Gjykata supreme vulosi gjithashtu dënimin me 25 vite për Klajdi Dokolin e Etjen Canin, ndërsa 15 vite burg për të penduarin e drejtësisë, Ervis Bardhi.

Babë e bir, Nezir dhe Gentjan Beqiri u ekzekutua më 15 gusht 2012 në banesën e tyre në qytetin e Elbasanit, Florenc Capja u ekstradua disa kohë më parë nga Dubai.