Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas reshjeve të lehta të shiut ditën e sotme, duke ngritur shqetësimin për familjet që jetojnë me frikën e përmbytjeve.
Ajo theksoi se edhe reshjet minimale mjaftojnë për të vënë në hall shumë shtëpi, duke evidentuar dështimin e institucioneve për të garantuar siguri dhe zgjidhje afatgjata për qytetarët e Durrësit.
Reagimi i Jola Hysajt:
Ranë disa pika shiu aty, dhe unë sërish u ndjeva në hall.
Mendja më rri prapë aty… sa shtëpi do jenë sërish në hall.







