Ballina Aktualitet ARRSH njofton rihapjen për qarkullim të segmentit rrugor Librazhd-Përrenjas

ARRSH njofton rihapjen për qarkullim të segmentit rrugor Librazhd-Përrenjas

28
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se kanë përfunduar punimet pranë fshatit Dragostunjë në segmentin Librazhd-Përrenjas dhe qarkullimi po vijon normalisht.

Pas vlerësimit të situatës së krijuar në këtë segment ARrSh mori menjëherë masat e nevojshme në terren duke kryer punimet e nevojshme si dhe zgjidhjen e situatës së krijuar.

Sipas ARrSh-së u bë e mundur heqja e masivit që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, duke e pastruar të gjithë sipërfaqen rreth saj dhe duke krijuar një skarpatë normale, pa rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve.

Kjo ndërhyrje do të rrisë ndjeshëm sigurinë rrugore, do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve/inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.

ARrSh falënderoi drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kohës të kryerjes së punimeve.

Më 1 shkurt për shkak të rënies masive të dherave u bllokua nga të dyja anët aksi rrugor Librazhd-Korçë.