Ballina Aktualitet Bllokohet sërish aksi Qukës–Qafë Plloçë nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve

Bllokohet sërish aksi Qukës–Qafë Plloçë nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve

33
0

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standardeve dhe reshjet e fundit kanë shkaktuar destabilizim të terrenit, duke sjellë sërish probleme këtë të dielë në këtë segment rrugor, i cili prej kohësh mbetet një zonë problematike për qarkullimin.

Si pasojë, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit. Situata po monitorohet për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera të mundshme.