Ballina Kronika Tiranë, arrestohen 4 të rinj të shpallur në kërkim

Tiranë, arrestohen 4 të rinj të shpallur në kërkim

44
0

Strukturat e Policisë së Tiranës finalizuan operacionin policor të koduar “Catch 4”, duke kapur dhe arrestuar katër shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të DVP Tiranë, operacioni u zhvillua pas kontrolleve intensive në terren dhe informacionit të siguruar në rrugë operative:

G. I., 30 vjeç, u arrestua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij për “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Më 1 dhjetor 2025, në rrugën “Irfan Tomini”, ai ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. A., ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua cannabis sativa.

R. R., 30 vjeç, u arrestua nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve. Ky shtetas është i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, duke pasur ende për të vuajtur 1 vit, 5 muaj e 19 ditë burgim.

E. M., 19 vjeç, u arrestua nga Specialistët e Komisariatit Nr. 1, pasi Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”. Shtetasi iu dorëzua DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

A. D., 22 vjeç, u arrestua nga Specialistët e Komisariatit Nr. 4, sipas vendimit të Gjykatës për veprat penale “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.