Ballina Lifestyle “Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me...

“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

40
0

Haley Robson ka treguar për herë të parë përvojën e saj të dhimbshme me Jeffrey Epstein, kur ishte vetëm 16 vjeç në vitin 2002. Ajo tregon se u kontaktua nga njerëz të afërt, përfshirë një shoqe klase dhe Tony Figueroa, ish-i dashuri i Virginia Giuffre, si dhe Ghislaine Maxwell.

“Kur më ftuan në shtëpinë e Jeffreyt, nuk kisha dijeni se çfarë do të ndodhte. Kur mbërrita, ai më abuzoi për rreth një orë,” rrëfen Robson në një intervistë për Corriere della Sera.

Robson shpreh edhe mendimin e saj lidhur me vdekjen e Epstein, duke thënë se nuk beson se ai ka kryer vetëvrasje.

Sot, Robson është aktiviste dhe punon për të ndihmuar viktimat e abuzimit, veçanërisht gratë dhe fëmijët.

“Kjo përvojë na ka bërë më të forta dhe më të vendosura që të kërkojmë drejtësi dhe të mbështesim njëra-tjetrën,” shprehet ajo.