Aktorja britanike Sienna Miller po shijon disa ditë pushimi në Los Angeles, pas një periudhe të ngarkuar me angazhime profesionale dhe promovimin e projekteve të saj më të reja filmike dhe televizive.
44-vjeçarja u fotografua të mërkurën teksa kryente disa punë të përditshme, duke u shfaqur e buzëqeshur dhe e relaksuar. Ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj sportive, vetëm gjashtë muaj pasi u bë nënë për herë të tretë.
Miller kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër, e cila i vinte në pah barkun e tonifikuar, të kombinuar me pantallona sportive gri dhe një bluzë të bardhë me kapuç.
Aktorja kishte sjellë në jetë një djalë në muajin maj, ndërsa së fundmi ka kaluar kohë në Los Angeles së bashku me të fejuarin e saj, Oli Green, 29 vjeç, djalin e tyre dhe vajzën dyvjeçare.







