Ballina Ekonomia Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

30
0

Nga Esmeralda Keta

Revolucioni i energjisë diellore mbërriti pa paralajmërim shtatorin e vitit të kaluar në fshatin Boçovë të Fierit – vetëm pak kilometra larg plazhit të Semanit në Adriatik – kur makineritë e rënda nisën të gërmonin përbri arave të mbjella.

Në fshat askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte, por alarmi u rrit me kalimin e ditëve.

Nikoll Ndoi, një mësues me profesion, dëgjoi fillimisht se një kompani private po hapte një rrugë. Por shqetësimi u rrit disafish kur ai mësoi se toka që gëzonte prej 30 vitesh nuk ishte më e tija.

“Doli se këtu po bëhet një park fotovoltaik dhe tokat nuk qenkan më tonat,” tha me irritim Ndoi në fund të dhjetorit. “Unë kam 30 vjet që nuk e regjistroj dot, ai na vjen një ditë dhe e bën pa problem,” shtoi ai.

Centrali fotovoltaik i planifikuar për t’u ndërtuar në Boçovë është një ndër projektet më të mëdha të energjisë diellore në Shqipëri, i miratuar nga qeveria më 4 qershor 2025. Projekti ka trazuar jetën e një komuniteti të vogël prej 14 familjesh, pasi u mbivendoset tokave të pretenduara prej tyre.

Leja i është dhënë një kompanie të re të quajtur Albania Solar Power, por banorët akuzojnë biznesmenin Pëllumb Salillari se fshihet pas projektit – dhe në rrethana ende të paqarta – ka përvetësuar pronat e tyre.

Konflikti në fshatin Boçovë nuk është i izoluar.

Prej vitit 2018, qeveria shqiptare ka dhënë me dhjetra leje për ndërtimin e parqeve fotovoltaike në Shqipëri, duke ushqyer ambicien për atë që ajo e quan sovranitet energjetik – e madje për t’u transformuar në një vend eksporti për energjinë elektrike neto deri në fund të vitit 2030.

Por planet e qeverisë po trazojnë jetesën e komuniteteve lokale, të cilat po vëzhgojnë se si mijëra hektarë tokë rreth tyre po rrethohen me gardhe dhe po mbulohen nga panelet diellore, duke cënuar aktivitetet tradicionale të blegtorisë dhe përdorimit të tokës.

Politika e qeverisë me energjinë e rinovueshme shihet gjithashtu me dyshim nga ekspertët e fushës, përsa kohë që shumica e energjisë që pritet të gjenerohet nga parqet fotovoltaike nuk parashikohet për konsum të brendshëm, por për eksport.

“Centralet kanë një kapacitet që shkon deri në 1 gigavat, por pa asnjë detyrim që kjo energji t’i shitet shtetit shqiptar,” thotë me shqetësim Gjergji Simaku, ish zëvendësministër i Energjetikës në kabinetin e Ramës deri në vitin 2022.

“Në këtë mënyrë, Shqipëria rrezikon të eksportojë energji të pastër dhe të importojnë energji fosile, duke e kthyer tranzicionin energjetik në një paradoks,” shtoi ai.

Salillari nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Rrisqe mjedisore

Image

Foto: Një park fotovoltaik i rrethuar me gardh në bashkinë e Fierit.

Shqipëria është tradicionalisht një nga vendet me prodhimin më të lartë të energjisë së pastër në Europë, pasi mbi 90 për qind gjenerohet nga burimet hidrike. Megjithatë, vendi ka vuajtur nga kriza të herëpashershme energjetike për shkak të varësisë nga kushtet klimatike.

Prej vitit 2018, qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka kthyer sytë nga energjia diellore për të diversifikuar burimet e veta. Deri në fund të vitit 2025, Enti Rregullator i Energjisë licensoi 71 kompani private për prodhimin e energjisë fotovoltaike, ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Këshillin e Ministrave kanë miratuar dhjetra leje të tjera të cilat janë në proces financimi apo ndërtimi.

Së bashku, parqet fotovoltaike të licensuara nga ERE parashikohet të prodhojnë mbi 978 megavat energji elektrike ose 30 për qind të kapacitetit total prodhues të energjisë elektrike të instaluar në Shqipëri prej 3213 megavatësh.

Teknologjia fotovoltaike konsiderohet si një nga format më ekologjike të prodhimit të energjisë elektrike, me përfitime të shumta mjedisore dhe ekonomike. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori kërkon vendimarrje strategjike sa i përket shfrytëzimit të tokës dhe jetesës së komuniteteve lokale.

Ky nuk duket të jetë rasti i Shqipërisë.

Të planifikuara fillimisht për t’u vendosur në tokë pa frut, qeveria ndryshoi qasje në vitin 2024, kur miratoi ndryshime ligjore që i hapën rrugë ngritjes së parqeve fotovoltaike edhe brenda kullotave.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm licensash janë përqendruar në kufi të zonave të mbrojtura apo pranë grykëderdhjeve të lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë në qarkun e Fierit – të njohura si korridore të rëndësishme natyrore për lëvizjen e shpendëve.

Sipas një raporti të organizatës mjedisore “All Green Center”, procedurat e dhënies me qira të tokave të fondit pyjor dhe kullosor kanë qenë shpeshherë të nxituara, në mungesë të garës dhe me pjesmarrje të kufizuar të komuniteteve lokale të prekura.

Ola Mitre, drejtuese e “All Green Center” i tha BIRN se bumi i sektorit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri po përballet me sfidën e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Mbështetja për energjinë e gjelbër nuk duhet të vijë në kurriz të humbjes së kapitalit natyror, pasuri për të cilën vendi ka detyrime jo vetëm ndaj qytetarëve të sotëm, por edhe ndaj brezave të ardhshëm,” tha Mitre.

Aktivistë të tjerë mjedisorë janë të shqetësuar për ndikimin afatgjatë të këtyre projekteve në jetesën e komuniteteve lokale dhe në mjedis.

Taulant Bino, president i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare, vlerëson se shumë prej këtyre projekteve po sjellin ndërprerje të marrëdhënieve tradicionale të banorëve vendas me tokën si dhe impakt mjedisor. Ai kritikon gjithashtu skemën e vlerësimeve mjedisore individuale, duke neglizhuar efektin e përbashkët që disa projekte të përqendruara në një zonë të caktuar mund të shkaktojnë mbi biodiversitetin.

“Deri tani, vlerësimet mjedisore janë bërë për çdo park më vete, edhe kur impiantet ndodhen pranë njëri-tjetrit, duke neglizhuar efektin e tyre të përbashkët mbi tokën, biodiversitetin dhe komunitetet lokale,” tha Bino.

“Në botë janë gjetur zgjidhje, ku ndonëse ndërtohen parqe fotovolatike, sipërfaqja poshtë tyre lejohet të përdoret nga banorët lokalë për kullota. Në Shqipëri, kompanitë po kufizojnë aksesin e baorëve lokalë përmes rrethimit me gardhe,” shtoi ai.

Edhe aktivisti mjedisor, Lavdosh Ferruni e vendos theksin te vlerësimet e ndikimit në mjedis si dhe pjesmarrjen e komuniteteve lokale në vendimarrje.

“Në disa raste, parqet fotovoltaike janë ndërtuar në kullota tradicionale, të përdorura prej vitesh nga komunitetet lokale, shpesh pa dokumente pronësie formale, por me të drejta të trashëguara në praktikë. Edhe pse teknologjia lejon bashkëjetesën e paneleve me kullotjen e bagëtive, mungesa e konsultimit ka nxitur tensione sociale,” tha ai.

Eksperti i mjedisit, Kristi Bashmilli sjell në vëmendje kohën e gjatë të licensimit të këtyre projekteve për njëzet apo tridhjetë vitet e ardhshme – çka sipas sjell një ndryshim afatgjatë të përdorimit të tokës.

Institucionet e qeverisjes vendore duhet të jenë më vigjilente ndaj këtyre ndryshimeve shpesh të vrullshme. Veçanërisht në garantimin e qëndrueshmërisë së përdorimit të tokës, mbrojtjes së tokës bujqësore, natyrës dhe mbrojtjes së interesave të komuniteteve lokale,” tha ai.

Ekspertët bashkohen në idenë se problemi nuk është energjia diellore në vetvete, por mungesa e një vlerësimi strategjik mjedisor dhe e një harte të qartë kombëtare, që përcakton se ku duhet dhe ku nuk duhet të ndërtohen këto parqe.

Tensionet Sociale

Image

Punimet në kantierin e hapur për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Boçovë nxitën protesta në komunitetin lokal

Në bashkinë e Fierit, disa qindra hektarë tokë janë mbuluar tashmë nga panelet fotovoltaike, ndërkohë që sipërfaqe të reja pritet të vishen në të ardhmen e afërt.

Mes 71 centraleve fotovoltaike të licensuara nga ERE, 50 prej tyre ose 70 për qind e totalit ndodhen në qarkun e Fierit – të shtrira kryesisht në fshatrat e Sheqit, Topojës, Dërmenasit dhe Darzezës buzë grykëderdhjes së Semanit.

Vetëm në fshatin Boçovë, centrali fotovoltaik i dhënë në favor të kompania Albania Solar Power planifikohet të shtrihet mbi 50 hektarë tokë. Projekti parashikon të ketë një fuqi të instaluar prej 82 MW, vlerë investimi prej 80 milionë eurosh dhe kohëzgjatje shfrytëzimi për 49 vjet.

Investimi prej 80 milionë eurosh duket të ngjajë një barrë e stërmadhe për kompaninë e vogël në pronësi të Ëngjëll Agalliut, e regjistruar në vitin 2024 me një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh.

Banorët e prekur thonë megjithatë se punimet në terren po kryhen nga kompania “Bervi Construction” e Pëllumb Salillarit, e cila sipas verifikimeve të kryera prej tyre, rezulton gjithashtu si pronare e tokës.

Banorët pretendojnë se e kanë fituar pronësinë mbi tokën në fillim të viteve ’90 mbi bazën e ligjit 7501 – por nuk kanë mundur asnjëherë që ta regjistrojnë atë në emrin e tyre. Në dokumentet që mbajnë në duar toka rezulton si arë, por ata akuzojnë institucionet lokale se e kanë ndryshuar statusin e saj në “tokë pa frut”.

“Këto parcelat këtu janë private. Janë të miat dhe të vëllezërve të mi dhe për këtë kemi AMTP të rregullta,” thotë Sandër Muja, një banor i zonës, ndërsa zgjat dorën drejt kufirit mes pronave private dhe atyre shtetërore.

“Mesa duket i kanë rënë shkurt, kanë marrë edhe të shtetit dhe tonat,” shtoi ai.

Nikoll Ndoi thotë me zemërim se paguan taksa për tokën prej gati tre dekadash dhe është përpjekur disa herë ta regjistrojë atë në Kadastër, por letrat i janë kthyer mbrapsht.

“Si ka mundësi që megjithëse përgjatë këtyre 3 dekadave kemi tentuar disa herë ta regjistrojmë në hipotekë, nuk na e kanë regjistruar, ndërsa tani na del që e paska regjistruar dikush tjetër,” pyet ai me dyshim.

Ndoi i tha BIRN se kishin bërë ankesa në polici, bashki, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Kadastër për të korrigjuar mbivendosjen, por nuk kishin marrë ende përgjigje.

Selman Selami, një tjetër banor protestues kujton se tokat e tyre janë përdorur historikisht për të prodhuar grurë, jonxhë apo tërshërë që nga viti 1945, ndërkohë që në dokumentet e Kadastrës rezultojnë sot si “tokë pa frut”.

“Unë me këtë tokë rroj, të gjithë I kemi mbjellë gjatë gjithë vitit. Kam 80 kokë dele dhe nëse ma marrin tokën, atëherë unë nuk kam më se ku t’i mbaj bagëtitë,” theksoi ai.

Ndryshe nga Boçova, në fshatin fqinj të Darzezës, pasojat e parqeve fotovoltaike përjetohen në mënyrë më të heshtur. Banorët që u besuan fillimisht premtime të kompanive private, sot ndjehen të zhgënjyer.

“Nuk kemi asnjë të mirë,” tha kryeplaku i fshatit Darzezë.

“Kemi marrë pjesë në konsultime duke u besuar premtimeve që do të na shtrojnë rrugën e varrezave, rrugën e fshatit, një ndriçim të rrugëve, por që realisht asgjë nuk është bërë, plus po na marrin ujin,” theksoi ai.

Të pyetur për ankesat e banorëve, bashkitë e qarkut të Fierit i lajnë duart nga përgjegjësia.

“Këto aktivitete nuk licensohen nga pushteti lokal,” tha Bashkia Fier përmes një përgjigje me shkrim, ndërsa shtoi se i vetmi përfitim ishte ai i siguruar përmes taksave.

Qasje e Gabuar

Zhvillimi i vullshëm i energjisë fotovoltaike në Shqipëri u ngrit fillimisht si pjesë e marrëveshjeve me qeverinë. Në vitin 2018, Këshilli i Ministrave përcaktoi një paketë masash mbështetëse për bizneset në sektorin e energjisë së rinovueshme, ku përveç garantimit të tregut, vuri në dispozicion të tyre edhe tokë publike.

Pas ndryshimit të ligjit “Për energjinë e rinovueshme” në vitin 2023, lejet u orientuan drejt sipërmarrjeve tërësisht private dhe të hapura për tregun e lirë. Por hapja e tregut, pa përmbushur më së pari nevojat e vendit për energji të rinovueshme, rrezikon ta fusë vendin në një spirale kostosh jo vetëm mjedisore.

Sipas Planit Kombëtar për Klimën dhe Energjinë, qeveria ka marrë përsipër që të përmbushë kuotën prej 54.4% të energjisë së rinovueshme në konsumin total deri në vitin 2030. Por ekspertët thonë se ky objektiv është seriozisht i rrezikuar.

Sipas ambientalistit Lavdosh Ferruni, edhe pse energjia diellore është një nga burimet më të dëshirueshme në botë, mënyra se si po i qaset këtij sektori qeveria është e gabuar.

Ferruni thekson se vendi ka një territor të kufizuar dhe përdorimi i tokës për kapacitete të mëdha eksporti rrezikon që t’i vendosë këto nisma në shërbim të përfitimeve të kompanive private.

“Duhet të jetë e orientuar nga prodhimi 100% për nevojat e veta, eksportimi neto kërkon hapësira të mëdha dhe Shqipëria nuk i ka kushtet,” tha Ferruni për BIRN. “Ka mjaft interes edhe nga biznese të huaja ndaj lind nevoja e kontrollit të dhënies së këtyre e lejeve,” theksoi ai.

Gjergj Simaku, aktualisht ekspert i pavarur për energjinë është gjithashtu skeptik për arsye të ndryshme.

Për të arritur targetin ligjor prej 54.4%, Shqipëria do të duhej sipas Simakut që ta rriste konsumin e brendshëm të energjisë elektrike me gati 30% deri në vitin 2030; çka konsiderohet në kufijtë e të pamundurës. Një tjetër problem i anashkaluar është amortizimi i rrjetit elektrik të vendit, i cili sipas tij gjeneron humbje dhe ka nevojë urgjente për t’u rigjeneruar.

“Ajo që po ndodh është absurde. Ankandet janë harruar, tani po jepen leje vetëm për tregun e lirë dhe na shitet sikur do ta konsumojmë ne atë energji, por nuk është aspak kështu,” tha Simaku.

“Nëse do fillojmë të fusim në rrjet energjinë e këtyre parqeve fotovoltaike, do fillojnë të digjen transformatorët…,” përfundoi ai./ BIRN