Liverpool-Manchester City ishte një ndeshje e pasur me emocione. Skuadra e Citizens fitoi me përmbysje ndaj The Reds falë golave të Bernardo Silva dhe Erling Haaland por në çastet e fundit të sfidës, protagonist absolut u bë Gianluigi Donnarumma.
Portieri italian shpëtoi rezultatin në minutën e 9 shtesë falë një pritje mrekulli të gjuajtjes së Mac Allister. Të gjithë në Anfield mbetën të shtangur nga reflekset e 27 vjeçarit, përfshirë këtu edhe Pep Guardiolën.
Trajneri i Manchester City në fillim vuri duart në kokë dhe pastaj duke iu drejtuar stafit të tij, tentoi të imitojë pritjen e Donnariummës duke kërcyer dhe me një shprehje që të bënte për të qeshur dhe imazhet e këtij momenti u bënë menjëherë virale.
Falë reflekseve të Donnarumës, Manchester City mundi të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për të qëndruar në gjurmët e Arsenalit kryesues.







