Të porsalindurit vijnë në jetë të sintonizuar me ritmin. Sipas punës kërkimore të fundit të realizuar, bebet që në ditën e dytë të lindjes janë në gjendje të perceptojnë skemat ritmike, çka do të thotë se disa elemente muzikore tek njeriu janë të lindur.
Por ajo çka u zbulua nga këto studime ishte se pritshmëritë muzikore, pra aftësia jonë për të parashikuar melodinë, është ndryshe nga ajo e ritmit.
Pra, elementi ritëm është i shkruar në trashëgiminë tonë biologjike, ndërsa melodia është diçka që përthithet dhe mësohet me kalimin e kohës.
Studimi i publikuar në revistën PLOS Biology shpjegon se eksperimentet janë kryer me 49 bebe të porsalindura, të cilat arrijnë të parashikojnë kohëzgjatjen e notave dhe pauzave, por jo sekuencën muzikore. Eksperimentet janë kryer me notat e Bach dhe notat e 10 pjesëve të ndryshme muzikore, për të kuptuar më mirë reagimet.







