Varësja, e njohur si “Zemra Tudor” daton që nga shekulli i 16-të dhe u zbulua në vitin 2019 në Warwickshire.
Muzeu Britanik ka blerë me sukses një varëse ari në formë zemre të lidhur me Henrin VIII të dinastisë Tudor dhe gruan e tij të parë, Katerinën e Aragonës, pasi mblodhi katër milionë euro përmes donacioneve dhe fondeve publike.
Artefakti i shekullit të 16-të, i zbuluar në vitin 2019 në Warwickshire, tani do të jetë në një koleksion publik, raporton Sky News.Më shumë se 45,000 anëtarë të publikut dhuruan fonde, ku kontributi më i madh erdhi nga National Heritage Trust – 2 milionë euro, Fondi Julia Rausing – 575,000 euro dhe Miqtë Amerikanë të Muzeut Britanik – 345,000 euro.
Muzeu planifikon ta shtojë varësen, të njohur si ‘Zemra e Tudorit’, në koleksionin e tij të përhershëm dhe ta shfaqë atë në turne nëpër Mbretërinë e Bashkuar.







