Ballina Europë Tronditëse/ Përdhunoi për vite vajzën dhe e la shtatzënë, arrestohet babai monstër

Tronditëse/ Përdhunoi për vite vajzën dhe e la shtatzënë, arrestohet babai monstër

48
0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Breshias në Itali ku mësohet se një baba ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, e cila mbeti shtatzënë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është mësuar kur mamaja dërgoi vajzën për disa kontrolle në spital pasi kishte dhimbje të forta barku.

Nga kontrollet me mjekun, vajza ka rezultuar shtatzënë.

Dyshohet se vajza është abuzuar nga babai i saj që në moshë të vogël.

Në lidhje me këtë ngjarje, babai është vënë menjëherë në pranga. Ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar të gjithë ngjarjen e plotë.