Ballina Europë Spanjë/ Vdes 87 vjeçarja, simboli i protestave për të drejtën e strehimit...

Spanjë/ Vdes 87 vjeçarja, simboli i protestave për të drejtën e strehimit dhe çoi vendin në zgjedhje të parakohshme

59
0

Ka ndërruar jetë Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja spanjolle që u bë simbol i protestave për të drejtën e strehimit në Spanjë.

Ajo ndërroi jetë në spitalin Gregorio Marañón të Madridit, ku ishte shtruar që prej 23 shtatorit, pas dëbimit me forcë dhe transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv të nxjerrjes së saj nga banesa, e shtrirë në një barelë.

Abascal kishte jetuar për 70 vjet në apartamentin e saj në lagjen Retiro.

Lajmi për vdekjen e të moshuarës, e cila për shtatë vjet kishte zhvilluar një betejë ligjore kundër dëbimit, u bë i ditur nga Sindikata e Qiramarrësve, e cila e kishte mbështetur në këtë përballje.

‘Na vjen keq t’ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Maricarmen’, thuhej në një njoftim të sindikatës në rrjetet sociale.

‘Më 23 shtator, siç e dini të gjithë, u krye dëbimi i saj dhe që prej asaj dite ajo qëndroi në spital. Edhe pse më vonë u arrit një marrëveshje historike që do t’i mundësonte të rikthehej në banesën e saj, kjo zgjidhje erdhi shumë vonë’, deklaroi sindikata.

Ajo e cilësoi dëbimin e të moshuarës si ‘një situatë që mund të ishte shmangur plotësisht, pas një procesi torturues’, shkruan ANSA.

Dy ditë më parë kryeministri spanjoll, socialisti Pedro Sanchez, miku i Edi Ramës, dha dorëheqjen pasi protestuesit ngritën çadrat në Madrid. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, do të zhvillohen më 29 nëntor. Tani sondazhet favorizojnë të djathtën në Spanjë.