Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndryshojë një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë lidhur me masën e sekuestros mbi disa llogari bankare, duke urdhëruar heqjen e saj në emër të Olsi Ibros, i vetëvrarë rreth dy vite më parë.
Olsi Ibro është bashkëshorti i pronares së Micro Credit Albania, një nga shoqëritë e mikrokrediteve të hetuara nga prokuroria e Tiranës për skemën mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve.







