Ballina Kronika Bie në prangat e policisë 28-vjeçari/ Kishte fshehur pistoletën, në papafingon e...

Bie në prangat e policisë 28-vjeçari/ Kishte fshehur pistoletën, në papafingon e banesës së tij

28
0

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. M., i cili akuzohet se kishte fshehur një pistoletë në papafingon e banesës së tij.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Stairs”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit. Kishte fshehur pistoletën, në papafingon e banesës së tij, arrestohet 28-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe celulari i të arrestuarit. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus kapjen e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, operacione këto të zhvilluara si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 u finalizua operacioni i koduar “Stairs”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në fshatin Pezë e Vogël.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet e fshehur në papafingo, 1 armë zjarri pistoletë që mbahej pa leje, nga i arrestuari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.